SC Gjilani është larguar nga Kosova për të vazhduar fazën përgatitore për edicionin e ri në Mavrovë. Skuadra e Gentjan Mezanit ka filluar përgatitjet në Mavrovë ku do të luajë edhe ndeshje miqësore.
Ndeshja e parë miqësore e Gjilanit këtë edicion do të jetë përballë Dritës!,
Nuk bëhet fjalë për rivalin lokal të tyre, por ekipin e Dritës nga Bogovina, ekip me të cilën Gjilani do të përballet të shtunën në miqësoren e ‘luksit’ në Mavrovë, aty ku ‘kuqebardhët’ ndodhen në fazën përgatitore.
E në këtë takim trajneri Gentjan Mezani do t’i shohë edhe përforcimet që ka bërë skuadra e tij.