Kyetari i Komunës së Gjiilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ndalesa e përdorimit të mjeteve piroteknike është nga data 20 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023.
Sipas këtij vendimi, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike/fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese, do të gjobiten në shumën prej 100 euro”, thuhet, ndër të tjera, në vendimin e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/