Kf. Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Trepçën 89, në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.
Në përbërjen e gjilanasve ishin gjithë lojtarët e rinj, ndërsa sot mungoi mbrojtësi, Ylli Shameti, i cili nënshkroi dje me Gjilanin.
Stërvitja e sotme u zhvillua në fushën me bari sintetin në Gjilan.
Takimi i cili zhvillohet nesër, pritet të luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, dhe fillon nga ora 17:00,
Më poshtë gjeni një album fotografish nga seanca e sotme.