Lëndime, kartonë, suspendime. Kjo është gjendja aktuale te SC Gjilani, që kërkon kendelljen pas disfatës në derbi ndaj Dritës. Skuadra e Gjilanit ishte e hendikepuar edhe ne derbi dhe kishte mungesa të mëdha në përbërje.
Gjendje aspak më e mirë nuk është as tani, në prag të sfidës ndaj Flamurtarit në fundjavë.
Për shkak të ndëshkimit me karton të verdhë, mbrojtësi i krahut të djathtë Erlis Frashëri pritet që ta humbasë këtë sfidë, ndërkohë që qendërmbrojtësi Franc Veliu do të jetë i suspenduar edhe për këtë duel.