(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit ka paraparë aktivitete me 17 shkurt, për Ditë ne Pavarësisë, përkatësisht për 7 – vjetorin e Pavarësisë, aktivitete këto që nisin me nderim të dëshmorëve, për të vazhduar me aktivitete sportive e kulturore.
Ja agjenda e përgatitur nga Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit.
Agjenda për 7 – vjetorin e pavarësisë
Agjenda e aktiviteteve të Komunës së Gjilanit me rastin e shënimit të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës është si në vijim:
Ora: 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet.
Ora: 11:00 – Turniri në basketboll për grupmoshat e reja junior, sendor dhe kadet, Palestra e Sportit.
Ora: 13:00 – Koncerti solemn festiv, në sallën e Teatrit të Qytetit.
Ora: 15:00 – Koncerti festiv promovues me grupe muzikore të të rinjve, me muzikë të zhanreve të ndryshme, në platoja para teatrit.
Ora: 19:00 – Koncerti festiv, me muzikë popullore e argëtuese me solistë dhe ansamble të ndryshme, para Teatrit të qytetit.
Ndezja e fishekzjarrëve në përfundim të programit.
Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport