Nga njoftimi i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në nivel vendi kemi 873 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që prej tyre 83 raste janë në Komunën e Gjilanit.
Vetëm në qytetin e Gjilanit janë 61 raste të reja, ndërsa në Malishevë 6 raste, në Uglar 4 raste, në Zhegoc 3 raste, ndërsa nga një rast është regjistruar në: Cërnicë, Goden, Livoç i Epërm, Lladovë, Pogragjë, Ponesh, Përlepnicë, Velekincë dhe Zhegër.
Përndryshe, IKSHPK-ja ka ripërsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.