Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 578 raste të reja pozitive.
Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 53 raste, ajo e Kamenicë 17 raste, e Vitisë 3 raste dhe Novobërda me 2 raste, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 48 raste janë nga qyteti i Gjilanit, 2 raste i kemi në Kmetoc dhe nga 1 rast në Bresalc, Malishevë dhe Sllubicë.
Në komunën e Kamenicës, nga 17 raste në total, 8 janë në qytetin e Kamenicë, 3 raste janë në Koretinë, 2 në Petroc dhe nga një rast në Topanicë, Rogoçicë. Shipashnicë e Epërme dhe Kopernicë.
Në komunën e Vitisë, nga 3 rastet në total, nga një janë në Vërban, Pozheran dhe Lubishtë, transmeton 2LONLINE.com/.
Ndërsa në Komunë e Novobërdës, të dyja rastet janë nga Novobërda.
Përndryshe në nivel vend, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ku njëri rast është në Gjilan (71 vjeç) dhe njëri në Viti (64 vjeç). /2LONLINE.com/