/2L ONLINE/ – Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot një koncert për fëmijë, ku shumë fëmijë që jetojnë në Gjilan dhe në mërgatë u argëtuan me disa pika muzikore të interpretuar nga artistët e rinj.
Në emër të kryetarit Haziri dhe të Kuvendit Komunal, koncertin e ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se ndjehet e privilegjuar që sot po u drejtohet fëmijeve gjilanas.
“Po ndihem shumë e privilegjuar që po e bëjë hapjen e këtij koncerti. Gjilani çdo ditë shënon aktivitete të mrekullueshme, duke u bërë qytet i kulturës, qytet i bashkatdhetarëve, qytet i sportit e zhvillimit ekonomik. I gjithë ky sukses i takon kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për angazhimin dhe përkushtin e tij të palodhshëm. Ju uroj për këtë koncert dhe kalofshi çaste të këndshme”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.
Ndërkaq, në mbrëmje mbahet gala koncerti Rock & Popullore, tek platoja para teatrit të qytetit dhe nis në ora 19:00. /2L ONLINE/