Skuadra e Gjilanit ditën e enjte do të rikthehet në Mavrovë, vend ku disa javë më parë kishte vijuar me përgatitjet parasezonale.
Klima dhe ambienti i përshtatshëm për punë kanë bërë që skuadra e udhëhequr nga Gentjan Mezani, të udhëtoj sërish drejt shtetit fqinjë të Maqedonisë Veriore, për t’i vazhduar përgatitjet parasezonale në po të njejtin vend ku ishte disa javë më parë.
“Gjatë qëndrimit një javor përpos stërvitjeve dhe përgaditjeve, shtabi teknik i Gjilanit ka programuar edhe një miqësore, ku me datë 28 Korrik Gjilani do ta zhvilloj një ndeshje kontrolluese kundër ekipit tetovar të Renovës.
Ndeshja mes Kf. Gjilanit dhe FC. Renovës do të zhvillohet ditën e diele në Mavrovë, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.