Dy skuadrat gjilanase të futbollit, me plot sukses kanë përfunduar këtë stinor, teksa Gjilan është shpallur me plotë të drejtë kampion, në anën tjetër Drita nënkampione e stinorit vjeshtor
Shkruan: Fehmi SYLEJMANI
Skuadra e Gjilanit pas fitores së rëndësishme me rezultat minimal 1: 0, kundër Ballkanit në kryendeshjen e javës së fundit të këtij stinori është ngjitur në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit të Superligës në futboll, derisa Drita, dje pas fitores ndaj Ulpianës me rezultat 3: 1 është pozicionuar si e dyta në këtë rang garash.
Gjilani prej 18 ndeshjeve të zhvilluara ka shënuar 9 fitore, përkatësisht gjysmën e ndeshjeve i ka fituar, 8 herë ka barazuar dhe vetëm një herë ka pësuar disfatë, teksa ka shënuar 23 herë në portën kundërshtare, ndërkohë 13 herë gardiani gjilanas Kolici është dashtë ta nxjerr topin nga rrjeta e portës së tij, duke grumbulluar gjithsej 35 pikë, një më shumë se përcjellësi i dytë Drita dhe 2 më shumë se Ballkani.
Skuadra tjetër Drita këtë stinor prej 18 ndeshjeve, 10 fitore i ka shënuar, 4 herë ka barazuar e po aq ka pësuar disfatë. Sulmuesit e saj kanë shënuar 22 herë, derisa portieri Maloku ka pranuar vetëm 11 gola, më së paku nga të gjithë shkuadrat dhe ka tubuar gjithsej 34 pikë, një më pak se Gjilani dhe një më shumë se Ballkani.
Ajo cka e vecon këtë stinor, përvec, se dy skaudrat gjilanase i prijnë valles, gjatë tërë kampionatit kanë shfaq lojëra të mira dhe kanë dëshmuar ngritja të theksuar të cilësisë, e tifo grupet e këtyre dy skuadrave do të jenë edhe më të lumtur në stinorin pranveror, meqë pritet të përformojnë edhe më mirë.
Gjilani me plot të drejtë është cilësuar si kryeqytetit i ftubollit kosovar, dhe cdo vit e më shumë vetëm sapo e betonon këtë cilësim të arsyeshëm dhe të saktë. /2LONLINE/