/2L ONLINE/ – Në ora shtatë të mëngjesit, pikërisht në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë inaugurimin e fazës së parë të kampusit të shkollave të mesme.
“Në radhë të parë unë uroj të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor. Ky vit dallon nga vitet tjera, për shkak se në Gjilan për herë të parë në Republikën tonë ndërtohet kampusi i shkollave të mesme. Ky Kampus krijon ambient krejt të ri për nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që janë të lidhur me shkollat e mesme në Gjilan. Kampusi është do të merret si model edhe për projektet tjera të kësaj natyre në nivel Republike”, është shprehur kryetari Haziri.
Haziri tha se qëllimi udhëheqjes komunale është që kuadër të këtij kampusi të integrohet edhe shkolla e bujqësisë dhe ajo e arteve.
“Qëllimi është që të shkolla e Bujqësisë dhe shkolla e Arteve gradualisht të integrohen brenda kampusit dhe të njejtën kohë të fillojmë planifikimin edhe të zhvendosjes së Universitetit “Kadri Zeka” në kampusin e tyre që është i planifikuar prej 7.2 hektarëve në tokën e kazermës së FSK-së”, u shpreh Haziri.
Në kuadër të kampusit, aktualisht janë pesë shkolla të mesme, me numër të nxënësve prej 4850 dhe 330 mësimdhënës. /2L ONLINE/