Kf. Gjilani ka vendosur t’i lirojë dy futbollistët e rinj të skuadrës, Qëndrim dhe Arlind Ismajlin. Ata do t’i bashkohen Kf. Dardanës nga Kamenica në formë të huazimit.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë zyrtarët e klubit në mënyrë që futbollistët e dalë nga akademia e klubit drejt Dardanës për të patur hapsirë më të madhe dhe zhvillim të aftësive.
“Skuadra e Gjilanit ju njofton se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga anamorava, KF Dardana, për huazimin e dyshes së mesfushorëve Qëndrim Ismajli dhe Arlind Ismajli në skuadrën nga Kamenica.
Dy futbollistët e dalur nga akademia e klubit tonë, me prejardhje pikërisht nga qyteti i Kamenicës, për arsye të hapsirave dhe realizimit të minutazhës më të madhe, do të kalojnë në huazim një vjeqar në qytetin e tyre të lindjes, ku do të mbrojnë ngjyrat e ekipit, i cili këtë vit u inkuadrua në ligën e parë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.