Në kuadër të javës së 28-të në Ipko Superligë në futboll, skuadra gjilanase e futbollit Gjilani ka arkëtuar tri pikë të reja, edhe atë si kuadër mysafire, duke mposhtur Feronikelin me rezultat 2 me 0.
Golat e fitores për skuadrën kuq e bardh i realizuan, Sebino Plaku, minuta 23′, dhe Muhamed Useini në pjesë e dytë të takimit, minuta e 70′.
Kështu, Gjilani pas lëshimit të pikëve të plota në xhiron e kaluar ku në terren të vet barazoi me Llapin, sot si skuadër udhëtuese mori pikë të plota, duke grumbulluar kështu plotë 55 pikë nga këto 28 xhiro, aktualisht mban pozitën e katërt.
Ndeshjen e radhës, me synimin edhe për tri pikë të reja, skuadra kuq e bardh e zhvillon në Gjilan kundër skuadrës së Prishtinës, një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi skuadra e Prishtinës, aktualisht është në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se Gjilani.