Pandemia botërore, COVID 19 ka heshtur edhe motropolet më të mëdha botërore dhe ka goditur shëndetësinë e ekonominë e shteteve më të zhvilluara, ndërsa nga 8 shkurti u lajmëruar të prekurit e parë me koronavirus në Kosovë, shkruan 2LONLINE.com.
Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë masat e reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër e të cilat janë më të ashprat deri më tani. Qytetarët do të mund të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në 24 orë dhe atë në kohë të përcaktuar nga numri i parafundit në letërnjoftim.
Këto masa do të jenë në fuqi edhe në Gjilan, dhe Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për të kontrolluar situatën në terren.
Përkundër, se masa e qeverisë kishte afatin kohor vetëm deri më datën 13 prill sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gjilani dukej i qetë edhe sot më datën 14, pas orës 17:00.
Gjatë gjithë ditës rrugët ishin të stermbushura me vetura e qytetarë, të cilët duket se kishin obligime dhe punë për të kryer, para se të fillojnë masat e rrepta të qeverisë, shkruan 2LONLINE.com.
Deri më tani, në Kosovë pozitive rezultojnë gjithsej treqind e shtatëdhjetë e shtatë (377) me 8 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Kurse, në Komunën e Gjilanit ja prekur me koronavirus 24 persona, 14 janë shëruar plotësisht, një ka ndërruar jetë dhe të tjerët janë në trajtim e sipër.
Aktualisht, fshati i Vrapqit dhe një pjesë e fshatit Lladovë, shtatë familje janë në karantinë.
Fotografitë e mëposhtme të realizuara nga Fatlum Kosumi tregojnë për pamjet e qendrës së qytetit, i boshatisur dhe tërësisht i heshtur.