Futbollistët e skuadrës së Gjilanit, kanë vijuar seancat stërvitore, për takimin debutues në rundin preleminar në Europa Ligë kundër Tre Pennes.
Faqja zyrtare e klubit ka bërë me dije se skuadra kuq e bardhë po stërvitë me ritme mjaft të larta, kur para ndeshjes në San Marino.
Përndryshe, gjendja e futbollistëve është e mirë, ndërsa kuq e bardhëve në takimet ndërkombëtare i janë bashkangjitur gjithashtu edhe mbrojtësi Arbër Prekazi dhe mesfushori Edvin Kuç, të cilët janë huazuar nga KF Ballkani.
“SC Gjilani gjithashtu falënderon klubin nga Suhareka, kF Ballkanin për bashkëpunimin duke lejuar huazimin e futbollistëve për ndeshjet ndërkombëtare të Gjilanit. Gjilani, stërvitjet do ti vijoj edhe në ditët e ardhshme, ku të mërkurën në mëngjes do të merr rrugën drejt San Marinos, për të zhvilluar këtë takim, i cili është programuar të zhvillohet me datë 20 gusht në Stadiumin Olimpik në San Marino, me fillim në ora 21:00”, thuhet në njoftimin e klubit. /2LONLINE.com/.