Gjilani gjen fitoren me përmbysje rezultati
Ishte në disavantazh, por arriti ta kthej rezultatin, ku në minutat shtesë të takimit edhe ta sigurojë fitoren dhe tri pikë të reja.
SC Gjilani mundi Ballkanin 2: 1, në një ndeshje me fund dramatik. Ishte dygolëshi i Senad Jarovicit (i pari nga penaltia), që solli gëzimin e papërshkrueshëm përveç te lojtarët edhe te bankina e skuadrës kuq e bardh, si dhe edhe te “Skifterat”.
Ishte kjo ndeshje e javës së 20-të, e Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, e cila u zhvilluaa në stadium ndihmës në Gjilan, e ku skuadra mysafire erdhi e para në epërsi me golin e Tolajt në minutën e 41-të, që bëri që ekipi i Gjilanit të shkoj në pushim me disavantazh.
Por, ishte minuta e 64-të ku shifrat u barazuan, pasi paraprakisht ishte akorduar një penallti dhe lojtari i Gjilanit, Senad Jarovic ishte i saktë në gjuajtjen nga pika e bardhë.
I njëjti lojtar solli gëzimin në minutat shtesë të takimi (90-5’), për skuadrën vendëse. Epilogu përfundimtar: Gjilani – Ballkani 2:1.
Tani, SC Gjilani me këto tri pikë të reja ka grumbulluar 27 pikë dhe mbanë pozitën e pestë në tabelën e klasifikimit. /2LONLINE/
