Gjilani do ta luaj ndeshjen e parë të edicioni 2019/20 në udhëtim. Kuq e bardhët do të përballen me Trepçën ’89, nga ora 17:00, në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Trajneri, Gentijan Mezani ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë takim. Në këtë listë mungon mbrojtësi, Ylli Shameti.
Debutimi i tij me fanellën e Gjilanit pritet të bëhet javën e ardhshme.