Tashmë është bërë delegimi i gjyqtarëve për ndeshjet e gjiros së 19 Ipko Superligës.
Alban Shala e ndanë drejtësinë në takimin Trepça ’89 – Drita, që do të zhvillohet në Mitrovicë. Ndërsa, përballjen që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Flamurtarit do të referohet nga Selim Isufi.
Kurse, ndihmësit e tijë në këtë takim do të jenë Gëzim Mehmeti dhe Erduan Baliqi.Gjyqtar i katërt në këtë sfidë është caktuar Leutrim Mustafa.
Takimi tjetër i klubit kampion Drita do të zhvillohet të dielën ora 13:00.
Derbi i kësaj jave është ndërmjet Feronikelit -Llapit dhe do e drejtojë Dardan Çaka me asistentët, Granit Hyseni dhe Benon Këpuska.
Në ballafaqimin e rivalëve të moçëm, Prishtina – Liria është deleguar Ilir Mehmeti.