Sukses i përgjysmuar i skuadrave gjilanase, Gjilani e Drita, që bëjnë gara në Ipko Superligë ne Kosovës në futboll. Në kuadër të javës së 21-të, SC Gjilani me fitore 2 me 1 ka arkëtuar tri pikë të reja, ndërsa FC Drita ka pësuar humbje në udhëtim nga Ballkani (2-0), duke lëshuar rastin më të mirë për të rrëmbyer lidershipin.
Kur jemi te skuadra kuq e bardh, ajo sot , në stadiumin e qytetit të Gjilanit mposhti Feronikelin dhe me këtë fitore rikthehet në “valle” për titull, duke mbajtur hapin me liderin, Ballkanin.
Kjo fitore e rëndësishme e Gjilanit erdhi pasi përgjatë 90 minutave u tregua se e dëshirojë më tepër fitoren. Për gjilanasit të dy golat i ka realizuar Fiton Hajdari, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Albert Dabiqaj.
Me këtë fitore Gjilani ka tani 41 pikë dhe aktualisht mban pozitën e dytë, tri pikë pas liderit.
Në anën tjetër, ndeshja kryesore e shumëpritur e javës së 21 -të E Superligës, mes Ballkanit dhe Dritës, përfundojë me fitoren e skuadrës vendës me rezultat 2 me 0. Kështu Ballkani bën një hap të madh duke u përforcuar për pozitën e parë dhe evituar ca konkurrentin e drejtpërdrejtë, derisa Drita mbetet në kuotën e 40 pikëve, duke e humbur paska hapin, porse deri në fund mbetet njëra nga pretendetet për titull, krahas Ballkanit, Gjilanit dhe Prishtinës.
Përndryshe, Ballkani shënoi fitore me dy golat e shënuara në fundin e ndeshjes, fillimisht përmes Blend Baftiut dhe Edvin Kuç.