DYLON

Vetëvendosje me kritika të shumta për sektorin e kulturës

Vetëvendosje me kritika të shumta për sektorin e kulturës
Avatar photo Redaksia

Përgjatë një konferencë me gazetarë, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë adresuar një mori kritikash ndaj pushtetit në Gjilan kur është në pyetje sektori i kulturës.

Doruntina Matoshi, koordinatore e nënkomitetit për kulturë pran Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, ka thënë se qyteti i Gjilanit edhe sot vazhdon të jetë qyteti pa kinema e pa panair të librit, të cilat dikur i kishte.

“Ne ende nuk kemi një galeri të arteve përkundur numrit të madh të artistëve që ka qyteti. Janë bërë 19 vjet që komuna nuk e zbaton vendimin që e ka marrë Kuvendi Komunal në qershor të vitit 2001 për destinimin e Galerisë së Arteve në një vend të caktuar. Hapësirat publike që lehtësisht mund të adaptoheshin për galeri, shfrytëzohen për zyre nga partitë politike LDK e PD”, thotë Matoshi, që ka eksepriencë edhe në fushën e trashëgimisë por edhe dhe pikturës.

EkoHigjiena

Sipas saj, krejt çka ofrohet për artistët pamorë është qё herё pas here tё ekspozojnё nё njё hapёsirё tё improvizuar nё katin e dytё tё objektit tё teatrit, ku gjasat mё tё mёdha i ke tё rrёzohesh shkallёve tё saj se tё arrish ta shijosh njё ekspozitё nё kёtё “galeri” qё nuk i plotёson as kushtet minimale e nuk ka organ udhёheqёs e as punëtorë.

Ideja e njё salle koncertale as qё parashihet nё planet e komunёs pёrderisa pёr njё performance muzikantёve iu duhet t’i bartin nё hapёsirat e teatrit instrumentet si pianoja qё ka peshe mbi 300kg.

Po ashtu, sipas Matoshit, në Muzeun e Qytetit tё Gjilanit i cili sipas Komunёs “ruhet” nga punonjёsit e QRKT-sё, tё cilёt sipas ligjit nuk e kanё detyrё tё punёs, hyn e del kushdo e kurdo, pa hasur nё asnjё pёrgjegjёs, e pa tё orientuar askush nё mungesё tё njё ciceroni a pёrgjёgjesi profesional, ku pёr shkak tё mosmbikёqyrjes mund tё dёmtohen apo tё vidhen eksponatet me vlerё tё trashёgimisё sonё kulturore, gjithashtu eksponateve iu mungon përshkrimi, e mos tё flasim pёr program e ndёrrim tё ekzpozitave as qё ёshtё menduar ndonjëherë.

Matoshi, tutje shprehet edhe se: pёrfundimit tё ndёrtimit tё objektit tё Shtёpisё sё Kulturёs dhe palestrës nё Zhegёr as qё i shihet fundi, e po njejtё pёrurimit tё Shkollёs sё Arteve nё kampusin e shkollave te mesme te Gjilanit. Me pёrurimin e kёtij objekti parashihej tё bёhej zgjidhja pёr Shkollёn e Muzikёs e cila pёr 40 vite qё nga themelimi shfrytёzon njё shtёpi-monument 130 vjet tё vjetёr, e tё pashpresё pёr tё hyrё nё shkollёn e re kanё mbetur edhe nxёnёs e profesor tё Shkollёs sё Arteve “Adem Kastrati” tё cilёt me vite barten nga njё objekt shkollor nё tjetrin, pёrderisa shkolla e re nё mungesё tё funksionalizimit çdo ditё e mё shumё demolohet sa qё ka njё kohё qё ёshtё bёrё cak i shkatёrrimit nga persona qё shfrytёzojnё objektin e shkollёs pёr tё pёrcjellur nga aty ndeshjet e futbollit qё zhvillohen nё stadiumin e qytetit.

Nga kёto shkolla e nga ky qytet dalin çdo ditё artistё e pёrfaqёsues tё kulturёs qё nderojnё qytetin me pjesёmarrje e çmime ndёrkombёtare e pёrkrahja qё iu ofrohet nga institucionet komunale ёshtё pёr keqardhje.

Biblioteka e qytetit ka mungesë të theksuar të titujve, të lektyrave shkollore, që u rekomandohen nxënësve nëpër shkolla. Zyrtari i bibliotekës në Miresh punon që 14 vite pa kontratë të punës.

Doruntina Matoshi, e Vetëvendosjes ka kritika edhe për manifestimin e Flakёs sё Janarit, manifestimit kulturor “mbarёkombёtar”, që sipas saj, karakteri mbarёkombёtarë i mbeti vetёm nё ftesa dhe propagandim, sepse i tillё nuk ishte ky edicion.

“Pёrkundёr kёrkesave e premtimeve se do tё ndodhё ribrendimi i Flakёs, kёtё nuk e panё artdashёsit e pёrzgjedhur, qё ishin tё privilegjuarit e Lutfi Hazirit, e vartёsve tё tij pёr t’i pёrcjellur aktivitetet e Flakёs. Ngushtimi i binës e reduktimi i vizitorëve ishte e meta e këtij edicioni të Flakës. Ajo edhe kёsaj here ishte manifestim pёr njё klasё tё caktuar elitare ku mё shumё mundёsi kishin tё merrnin ftesё pronarёt e ndonjё biznesi se artistёt e artdashёsis”, thotë ajo.

Matoshi shprehet tutje se Komuna e Gjilanit nuk e ka luksin t’i shfrytzojё nga paratё e taksapaguesve 65,667.76 € vetёm pёr njё grup tё caktuar tё njerёzve nёse nuk iu siguron mundёsi pёr ta pёrcjellur festivalin gjithë qytetarёve.Gjithashtu kostoja mbi 65000 sa janё shpenzuar pёr Festivalin e Flakёs sё Janarit nuk aryetohet me aktivitetet qё i ka prezentuar organizatori.

“Jemi nё muajin Mars dhe Drejtoria e Kulturёs, Rinisё dhe Sportit ende nuk e ka njё plan tё punёs, nga i cili do tё derivonin aktivitetet dhe organizimi i punёs nё kёtё drejtori. Pёrveç Planit tё Punёs drejtoria ende nuk e ka dorёzuar Raportin e Punёs pёr vitin 2019, qё do tё duhej ta prezentonte ne Janar”, thotë matoshi e vetëvnedosjes, për të shtuar edhe se Gjilani sot është qytet me njё numёr nё ngritje tё komunitetit artistik e kulturorë e me pёrkrahje cdo ditё e me tё ultë institucionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.