Kf.Gjilani ka shënuar fitore në javën e 23-të të kampionatit të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Loja u karakterizua me presione nga të dyja anët, por rastet më të mira të takimit i pati klubi vendas, Kek-u. Megjithatë, edhe gjilanasit rrezikuan seriozisht portën mysafire me anë të Fiton Hajdarit, por pa sukses.
Golat e fitores erdhën tek pas minutave shtesë, me anë të Shpend Asanit dhe Ëilber Perez. Për Gjilanin kjo fitore është tejet e rëndësishme dhe jetike për ta rregulluar pozitën tabelare.
Fitore në këtë xhiro sot ka shënuar edhe pretendenti për titull Feronikeli ndaj Trepcës 89 me rezultat të thellë 5:0.