“Gjilani është në pritje për rezultateve për 100 mostra për COVID-19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Sipas tij, Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i kemi 2 qytetarë që po e luftojnë COVID19.
“Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen”, ka thënë haziri. /2LONLINE.com/