I vetmi ballafaqim që është zhvilluar sot, në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, ka qenë ai mes Malishevës dhe Gjilanit, që është përmbyllur me fitoren minimale të vendësve (1:0).
Gjilani ka pësuar pothuajse në fund të takimit, pasi Drilon Hazrollaj i Malishevës, në minutën e 84-të, gjeti golin për vendësit, edhe atë nga penalltia, e që doli të jetë edhe goli i vetëm në këtë takim, por i vlefshëm për tri pikë.
Pas kësaj fitoreje, Malisheva ka 20 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërtë, derisa Gjilani ka 14 pikë, në tabelë është e shtata, por rikujtojmë se ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Përndryshe, ndeshjet e javës së 14-të vazhdojnë nesër me këto ballafaqime: Drita – Fushë Kosova, llapi – feronikeli ’74 dhe Liria – Prishtina. /2LONLINE/