Në hapje të stinorit pranveror në Albi Mall Superligë, skuadra gjilanase SC Gjilani dhe FC Ferizaj, janë ndarë në paqe, pasi ballafaqimi i tyre përfundoi pa gola.
Ky takim u luajt në Gjilan, në stadiumin ndihmës me bari sintetik, ku dy skuadrat, Gjilani e Ferizaj, nuk e gjetën rrugën e fitores, madje as të tundjes së portave, me çka rezultati i fillimit mbeti i tillë edhe pas 90 minutave lojë dhe këto dy skuadra u dashtë të kënaqen me nga një pikë.
Përndryshe, në kuadër të javës së 19-të , të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, sot janë luajtur edhe ndeshjet, Malisheva – Ballkani (2:4) dhe Drenica – Llapi – (0:1)
Nesër zhvillohen takimet tjera. Trepça’89 – Drita dhe Dukagjini – Prishtina. /2LONLINE/