Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Drejtoreshat, Rinë Matoshi dhe Ardita Dërmaku, janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Në këtë takim u tha se bashkëpunimi i ndërsjellët mes komunave fqinje duhet dhe do të avancohet me anë të projekteve të përbashkëta.
“Takimi me kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, pati frymën e bashkëpunimit. Sfidat e problemet e ngjashme, na shtyen drejt diskutimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të dy komunave. Projekte në interes të qytetarit, do të fillojnë të jetësohen në koordinim të përbashkët”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
E, sipas kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, është diskutuar problemet e përbashkëta të të dy komunave, duke u munduar poashtu që të gjejnë zgjidhje nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkomunale.
“Nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkomunale, përpos që do të forcohet lidhja mes nesh, do të ofrohen edhe kushte më të mira për qytetarët e komunave tona”, ka thënë kryetari Rahimaj. /2LONLINE/