Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS), e cila përfaqësohej nga drejtoresha ekzekutive, Marigona Shabiu.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të lehtësojë bashkëpunimin në mes të YIHR KS dhe Komunës në kuadër të fushëveprimit të organizatës që për qëllim ka të fuqizojë të rinjtë të kërkojnë drejtësi dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në sektorin e drejtësisë në Kosovë si dhe të rrisë qasjen në drejtësi në nivelin komunal.
Në kuadër të këtij Memorandumi, Komuna u mundëson katër studentëve të mbajnë punë praktike tre mujore në institucionin e saj, në kuadër të projektit “Rritja e qasjes në drejtësi në nivel komunal”./2LONLINE.com/