DYLON

Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën prej 200 mijë euro për Bujanocin

Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën prej 200 mijë euro për Bujanocin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falënderuar qeverinë e Kosovës për realizimin e transferit financiar me vlere prej 200.000 euro.

Ky është postimi i tij falënderuar në Facebook: 

EkoHigjiena

Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej. 

Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt. 

 https://www.facebook.com/nagip.arifi.1/posts/1145887789200594

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.