SC Gjilani dhe Ballkani nuk kanë shkuar më shumë se me nga një barazim në kuadër të ndeshjeve të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit ndonëse kishin përparësi që luanin në shtëpi, nuk dolën fitues përballë Drenicës, gjersa kjo është pikë jetike për mysafirët, transmeton 2LONLINE.com.
Djelmoshat e Gentjan Mezanit u ndalën nga Drenica me rezultat 1-1, ku golin per gjilanasit e shenoi, Fiton Hajdari i Gjilanit nga penalltia në minutën e 39-të.
Ndërsa, goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë nga Harmon Gboëea. Ky futbollist në minutën e 90-të të takimit u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes së ashpër në lojtarin e Gjilanit.
Në këtë ndeshje me pak raste shënimi, me karton të verdhë u ndëshkuan dy futbollistë të SC Gjilanit,Fjoart Jonuzi dhe Muhamed Usein.
Gjilani dhe Ballkani janë liderë të Superligës me nga 31 pikë.