Renditja në elitën e futbollit kosovar ka pësuar sërish ndryshime në kreun dhe fundin e saj, pas javës së 14-të në Superligë.
Tashmë kampionati kryesohet nga Gjilani që falë fitores në udhëtim te Vushtrria (3-1), ndërsa nga kjo humbje, Vushtrria është skuadra që renditet në pozitën e parafundit në tabelë.
Në vendin e dytë është Ballkani, me pikë të barabarta me Gjilanin (me nga 30-t, port ë kuqtë gjilanas kanë golaverazh më të mirë.
E treta me 27 pikë është Drita.
Ndryshime ka edhe në fundin e klasifikimit, derisa Ferizaj tashmë barazon me pikë Flamurtarin (12).