Gjilani ka arritur të triumfojë në miqësoren ndaj Vllaznisë së Pozhoranit. Kuq e bardhët kanë arritur fitore me rezultat 4 me 0, në duelin e sotëm miqësor kundër Vllaznisë së Pozhoranit.
Në takimin e sotëm kryetrajneri i ri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pati mundësinë ta shohë nga afër formën e futbollistëve të tij, ku në këtë sfidë, Mezani, i inkuadroi të gjithë futbollistët e skuadrës.
Golin e parë në sfidën e sotme Gjilani e arriti nëpërmjet Jefferson, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penaltisë, ku realizoi golin e vetëm në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Gjilani arriti të realizoj edhe 3 herë të tjera, fillimisht Shpend Asani ngriti epërsinë në 2 me 0. Dy golat e fundit në takim ishin me autor Wilber Perez, që i dhanë edhe rezultatin final kësaj ndeshje miqësore.