SC Gjilani ka arritur marrëveshje me përgatitësin atletik Corrado Saccone, i cili vije nga skuadra e Partizanit të Tiranës.
Trajneri i mirënjohur italian, Saccone ka ‘firmosur’ kontratë me klubin gjilanas këtë të mërkurë (16 janar), teksa ishte kontraktuar prej kohësh nga drejtuesit e klubit të Gjilanit për të ju bashkuar stafit teknik të Gentjan Mezanit.
Përpara se të shkelte tokën shqiptare ai punoi për disa vite te skuadra e njohur italiane Napoli, duke stërvitur me futbollistët e njohur si Pepe Reina, Raul Albiol,Gonzalo Higuain, Mark Hamsik, Edinson Cavani e shumë futbollistë të njohur evropian.
Corrado Saccone duke përgatitur ekipin e Napolit.
Ai gjithashtu edicionin e kaluar për 10 ditë qëndroi me ekipin e Prishtinës, për të ndihmuar ekipin në përgatitjet fizike.
Saccone kishte punuar me futbollistët e Prishtinës gjatë fazës përgatitore në Banjë të Pejës.
59 vjeçari njihet si njëri ndër përgatitësit atletik më të mirë, derisa te Gjilani ka ardhur gjatë fazës përgatitore.
Ai pritet që të udhëtoj me ekipin në Antalia të Turqisë.
Ai gjithashtu për pak kohë ka punuar edhe te skuadra armen FC Kotayk.