Skuadra e futbollit Gjilani, ditën e sotme ka arritur të finalizojë marrëveshjen me kryetrajnerin nga Shqipëria, Gentjan Mezani.
Kryetrajneri Mezani, punën në shtabin teknik të skuadrës e fillon nga dita e nesërme, ku do të startojë me stërvitjet dhe do t’i bashkëngjitet skuadrës, në përgatitjet për vazhdimin e kampionatit.
Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, do t’i rikthehet pozicionit të tij të mëparshëm si ndihmës i Mezanit, njoftojnë përfaqësuesit e klubit në faqen zyrtare.