Java e 24-të solli ndryshime tabelare në Superligën e Kosovës në futboll dhe një nga klubet që e shijoi këtë ndryshim është edhe Kf.Gjilani.
Gjilani u takua sot si vendas në Stadiumin e Qytetit me Trepçen 89, porse të dyja klubet i ndanë pikët. Trajneri i sapo emëruar i Gjilanit, Gentjan Mezani ka debutuar me barazim në aventurën e tij të re te Gjilani, teksa në shtëpi u ndal nga Trepça ’89 me rezultat 1-1.
Megjithëse, vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me golin e realizuar nga Wilber Perez. E gjithë loja kishte baticat dhe zbaticat e veta dhe të dyja klubet kërkonin fitoren. Ishte Gjilani që pati disa mundësi të arta shënimi, ndërsa të njejtën e kërkonin edhe mysafirët.
Goli i shumë krkuar erdhi në pjesën e dytë nga Trepça 89, ku barazoi Hasan Hyseni.
Me këto shifra edhe përfundoi ndeshja, ndërsa Gjilani me 33 pikë bie një pozitë më poshtë në atë të gjashtën. Kurse, Trepça 89 është prapa Gjilanit, në pozitën e shtatë me 29 pikë.