Në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, sot në orar kanë qenë dy ndeshje, Ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit dhe Malishevës me Feronikelin 74.
Skuadra gjilanase ka arrite të nxjerrë një pikë në Suharekë ndaj liderit, Ballkanit, pasi ndeshja u përmbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.
Derisa për vendësit, shënoi Edvin Kuc (19), ishte Elvedin Heric (45’), që nga penalltia ishte i pagabueshëm dhe ia sigurojë një pikë Gjilanit.
Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 45 pikë, kurse Gjilani është e teta me 22 pikë.
Përndryshe, në ballafaqimin tjetër Malisheva me përmbysje mundi Feronikelin 74’, me rezultat 1-2.
Nesër, skuadra tjetër gjilanase, Drita luan kundër Dukagjinit, ndërsa në dy takimet tjera takohen: llapi – Prishtina dhe Liria – Fushë Kosova. /2LONLINE/