Në kuadër të javës së 25-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll ndeshje e rëndësishme ishte edhe ajo mes Drenicës dhe Gjilanit. Kjo për shkak të pozitës tabelare, pasi Gjilani dhe Drenica janë të pozicionuar në pozitat 5 dhe 6.
E përballja për ‘pikë të arta’ rezultoi e barazpeshuar, pasi të dyja skuadrat kërkonin golin me gjysmë rastet, ndërsa edhe mbronin portat e tyre.
Derisa nga ana e Gjilanit, Fiton Hajdari ishte i pasaktë në dy tentime, rastet për Drenicën i shpërdoruan Armend Abazi dhe Nicholas Andrews.
Vlen të theksohet se Drenica realizoi njëherë përmes Kushtrim Ukës, gol që u anulua nga gjyqtari për pozitë jashtë loje, shkruan 2lonline.com
Ndeshja u mbyll pa fitues dhe pa gola, ndërsa ekipet morën vetëm nga një pikë nga ky takim dhe renditen në pozitën e pestë Drenica, kurse në të gjashtën Gjilani me nga 34 pikë.