SC Gjilani sot ka finalizuar marrëveshjet me dy futbollistët e ardhur nga Kategoria Superiore e Shqipërisë,bëhet fjalë për mesfushorin Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa.
Të dy lojtarët kanë përvojë të gjatë në Superiore ku janë paraqitur për skuadra të ndryshme,kurse së fundëmi Nika kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Pepa të Lushnjës.
-Në ditët në vijim klubi do të zyrtarizoj marrëveshjet edhe me disa futbollistë të tjerë.