Drejtoria e Bujqësisë dhe kompania e derivative “HIB Petroll” ka arritur sot marrëveshje bashkëpunimi me qëllimin që t’i mbështesin fermerët me 5 cent më lirë për litër se sa çmimi ditor për furnizimin e farmerëve me derivate të naftës.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshja e re me “Hib Petrol” për uljen e pagesës për naftë, është në kuadër të pakos së premtuar për familjet bujqësore.
Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që pos subvencioneve të mëdha që ka shpërndar Komuna, ky akt do të jetë mbështetje e madhe për farmerët e Gjilanit.
“Të gjithë farmerët që duan të përfitojnë nga zbritja e çmimit ditor të tregut, duhet të paraqesin numrin identifikues të fermerit (NIF), e që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë. Marrëveshja e arritur është e dedikuar vetëm për mjete bujqësore e që ka për qëllim punimin e tokave bujqësore”, ka thënë Ramadani.
Marrëveshja është e vlefshme për një vit nga data e nënshkrimit me të drejt vazhdimi.