Nga Komuna e Gjilanit, deri më tani, raste që kanë rezultuar pozitive me COVID-19 janë gjithsej 230 raste, prej të cilave të shëruar plotësisht i kem 149 raste. Fatkeqësisht, 4 raste kanë përfunduar me vdekje. Raste aktive janë 77, nga këto raste kemi të prekur 42 meshkuj dhe 35 femra, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se ka mostra të tjera që janë dërguar për testime dhe se po i presin rezultatet.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar, për vetën dhe familjet e tyre, e sidomos për të moshuarit.
“Shmangni kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni, mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse i përmbahemi këtyre rekomandimeve, virusi nuk do të gjejë vend tek ne dhe familjet tona”, ka thënë nënkryetari Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/