Komuna e Gjilanit që nga rasti i parë i personit të infektuar me COVID-19, e deri mbrëmë, kur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive, ka regjistruar në total 165 raste.
Ndërkohë, 3 prej tyre kanë vdekur, 91 janë shëruar plotësisht, derisa raste aktive janë 71, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vazhduar të apelojë dhe kërkojë që qytetarët t’i respektojnë dhe t’i aplikojnë masat mbrojtëse, duke u kujdesur kështu për veten dhe familjen e tyre, e me këtë për të gjithë.
“Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën”, ka shtuar Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Gjilanit. /2LONLINE.com/