Komuna e Gjilanit me tetë rastet e fundit që u konfirmuan pozitive me COVID-19 nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKPK), ka gjithsej 63 raste aktive.
Përndryshe, deri më tani, të infektuar me COVID19 nga Gjilani kemi pas 210 persona, prej të cilave të shëruar plotësisht janë 143 raste, fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona, e 63 raste janë aktive, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat e ndërmarra anticovid, duke e mbajtur maskën, distancën, dhe duke e mbajtur higjienën e duarve.
“Këto janë tri shtyllat kryesore të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Ky virus nuk ka as këmbë e as duar. Nuk mund ta shohim. Andaj, bëni kujdes, dhe ruani familjet e sidomos të moshuarit të cilët janë më të ndjeshmit ndaj tij.”, ka thënë nënkryetari Ismajli.