(2L ONLINE) – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i Çmimit të -I-rë , ne Festivalin e Këngëve dhe Valleve ,”Syzi 2014″ – Kastriot ( ish Obiliq ). Ky festival është Festival tradicional qe mbahet ne Qytetin e Kastriotit-ish Obiliq-it për nderë te Dëshmorit te Kombit Xhavit Haziri -SYZI.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thënë se në këtë festival janë paraqitur me këngë e valle, rite dhe zakone tradicionale te trevës sonë, valle koreografike dhe këngë popullore te interpretuara ne mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Ansamblit.
“Ne këtë Festival kishte Ansamble dhe Grupe të ndryshme nga të gjithë trevat shqiptare e te cilat sigurisht qe u paraqiten me programe te larmishme dhe shume te bukura , mirëpo juria profesionale u përcaktua qe vendi i parë të i ndahet Ansamblit Gjilani si Ansambël më i kompletuar,profesional dhe më gjithëpërfshirës”, ka thënë ferati.
Ai tha se ky aktivitet është realizuar me punë të palodhshme nga Këshilli Artistik. /2L ONLINE/