Në Gjilanit sot është organizuar aksioni për pastrimin dhe gjelbrimin e qytetit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Gjilanin”, duke mbjellë disa drunjë.
Në aksionin që sot është mbajtur në pika të ndryshme në qytet dhe lagje të ndryshme në hapjen e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili u ba kërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shënojnë përvjetorin e tyre në mënyrë simbolike duke mbjellë drunjë.
“Jemi sot për të treguar vendosmërinë për ruajtjen e ambientit dhe largimin e deponive ilegale, por, mbi të gjitha, mbjellja e drunjve do të jetë pjesë e veçantë e aksionit të sotëm që do të zgjatë gjatë tërë vitit. Jemi të vendosur që bashkërisht ta ruajmë epitetin e qytetit të gjelbër dhe ta rikthejmë edhe epitetin e qytetit të pastërt. Ftoj të gjithë qytetarët, çdo familje, shoqatat, komunitetin e biznesit dhe të gjithë ata që duan ta shënojnë ndonjë përvjetor të rëndësishëm, që të mbjellin të paktën një dru, i cili do ta simbolizonte ngjarjen e tyre, e në të njejtën kohë, do të ndikonte direkt në ruajtjen e ambientit”, ka thënë Haziri.
Kryetari Haziri tha se është krenar me pastërtinë nëpër fshatra si, Dobërqani, Pogragja, Lladova, Zhegra dhe disa vendbanime të tjera, të cilët tashmë janë të organizuar dhe nën menaxhimin e autoriteteve lokale të këshillave të tyre.
“Ne sot, po ashtu, i bashkangjitemi aksionit që të bojkotojmë përdorimin e qeseve të plastikës. Jul us që të përdorni gjëra të riciklueshme sepse në këtë mënyrë e ruajmë ambientin më mirë”, ka theksuar Haziri.
Ndërsa, përfaqësuesi i organizatës “Let’s Do It Kosova”, i cili ka ndihmuar në këtë aksion, ka thënë se angazhimi sikur në Gjilan, është shembull i cili duhet të ndiqet në tërë Kosovën.
Në aksionin e sotëm kanë marrë pjesë ndërmarrje publike, nxënës të shkollave të ndryshme, administrata e Komunës, vullnetarë nga organizata e qendrës rinore dhe qytetarë të Komunës së Gjilanit.