(2LONLINE) – Gjilani po ballafaqohet me mungesë të ujit të pijes. Gjendja në Pendën e Përlepnicës, burimi kryesor prej nga furnizohet Gjilani me ujë është tejet e rëndë. Qyteti është mbushur me bilborde nga kompania “Hidromorava” që fton për kursim dhe shfrytëzim sa më racional të ujit të pijes pasi nëse vazhdon kjo gjendje, ujë ka edhe për një muaj (shkurt).
E shiu i sotshëm që po rigon në Gjilan i ka gëzuar pa masë gjilanasit. Këtë madje ata po e shprehin edhe përmes rrjeteve sociale, apo edhe në bashkëbisedat e tyre.
“Shi në Gjilan, tani do të kemi ujë” . “Njerzë, po bije shi!”,”Shi, shi”, “Oh, sa mirë, shi”, “Ma ne fund arriti shiu”. “Po gabon me dal najkush me vizatu diellin”. e plotë komente të tjera duke u përcjellë edhe me foto të pjesëve të ndryshme të qyteti ku duket duke ra shi, tani më janë postuar në rrjete sociale.
Fatkeqësisht, është shi i imë, i intensitetit të ulët. Sa do të ndihmojë kjo mbetet të shihet. Ajo çfarë po dëgjohet tani nga qytetarët e Gjilanit mës së shumti ëshët lutja “Ishalla bje”. /2lonline/