/2L ONLINE/ – Peon Sadiku, nga Gjilani ka marrë vendin e dytë në Festivalin për fëmijë “Ylberi” të organizuar në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup. 9 vjeçari këtë çmim e ka marrë me këngën “Një buzëqeshje sa kushton”, me tekst të Shukrije Ramës, kompozim të Isa Jakupit kurse orkestrimin e këngës e ka bërë Kushtrim Jakupi, drejtor i shkollës së muzikës në Gjilan.
Është hera e dytë që Peoni merr pjesë në këtë festival, kurse hera e parë që ai kthehet në Kosovë me një fitore. Pas fitores, Sadiku, nxënës i shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan, pos diplomës për vendin e dytë është shfaqur edhe me flamurin shqiptar. /2L ONLINE/