Në fshatin Kukaj po mbahet Festivali Etno Fest, i dhjeti me radhë dhe pjesë e këtij edicioni jubilar është edhe gjilanasi Muhamed Sadriu, me 15 fotografi e tija të grave të moshuara mbi 100 vjeçare, e titulluar “Gratë e një kohe tjetër”, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, në festival shfaqen vlerat e mirëfillta të kulturës dhe traditës tonë shqiptare përmes artit skenik, artistik, fotografive dhe traditave tjera kombëtare duke ja bashkangjitur edhe kulinarin tradicionale.
Në këtë vit, që është viti jubilar, i 10-ti me radhë, temë qendrore është “Gruaja shqiptare ndër shekuj”.
Në festival ku kemi artistë dhe ekspozita të shumta, po merr pjesë edhe arkitekti dhe fotografi nga Gjilani, Muhamed Sadriu me 15 fotografi të grave të moshuara mbi 100 vjeçare, e titulluar “Gratë e një kohe tjetër”, (nga ekspozita e mëparshme “Arti I rrudhave”).
Në ditën e pare atë të hapjes së festivalit prezent ishin shumë fytyra eminente nga arti, kultura dhe skena politike e Kosovës, nder tjera ishte edhe ministrja e kulturës Vlora Dumoshi (e cila për ta nderuar festivalin dhe vlerat e tij kishte veshur veshje kombëtare) dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilat mbajtën nga një fjalë rasti. /2LONLINE.com/