Sot gjatë ditës ka pas aktivitete, kontrolle dhe patrullime të shtuara në gjithë zonën e përgjegjësisë së Rajonit të Gjilanit,, ku për mosrespektim të masave anti COVID janë shqiptuar gjithsej 117 kundërvajtje.
“Angazhimet e zyrtarëve policorë në rroba civile, në realizim të planit operacional për zbatimin e masave ndaj pandemisë COVID-19, janë evident, qëllimi i vetëm i policisë së Kosovës bashkë me të gjitha institucioneve e Qeverisë është që të preventojmë kundër përhapjes së pandemisë COVID”, ka thënë . Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE.com/