/2L ONLINE/ – Polica e Kosovës, operativa rajonale në Gjilan është njoftuar përmes telefonit rreth orës 01:00, se kishte shpërthyer një zjarr në shitoren e elektro-servisit “BELI” e cila gjendet në rrugën qarkore në Gjilan drejtimi Kamenicë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale, si dhe krim teknika kanë dalë në vendin e ngjarjes,po ashtu në vendngjarje ishin edhe njësitet patrullues të policisë nga Gjilani dhe njësitet e zjarrfikëseve të cilët kanë bërë përpjekje në shuarjen e zjarrit.
“Sipas deklaratës së pronarit dhanë Policisë së Kosovës ishin djegë pajisje elektroteknike si dhe teknikë e bardhë kryesisht prodhime të amvisërisë dhe pajsje tjera me vlerë, shuma e dëmit për momentin nuk dihet por sipas pronarit është një vlerë e konsiderueshme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Siaps tij, ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit por mbetet në vijim që edhe ekspertët kundër zjarrit të dalin me një raport hetues në mënyrë që të dihet shkaktari i këtij zjarri.
“Është njoftuar prokurori i shteti dhe i njejti ka urdhëruar që rasti të klasifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-Zjarr”. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/