/2L ONLINE/ – Në tri raste të ndryshme janë arrestuar personat e kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata përkatëse.. Arrestimet kanë ndodhur në Komunat Gjilan e Viti.
Në fshatin Smirë, Viti, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore -Gjilan është arrestuare i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguare ne vuajtje te dënimit ne burgun e Gjilanit ne kohëzgjatje prej 38 ditëve.
Në fshatin Cërnicë, Gjilan, në baze te urdhëresave, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit ne kohëzgjatje prej 10 ditëve.
Në fshatin Gumnishtë e Ulët, Gjilan, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit ne kohëzgjatje prej 78 ditëve. /2L ONLINE/