DYLON

Kuvendi hap dyert për fëmijët

Avatar photo Redaksia

Në vigjilje të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, gjatë periudhës 23 maj – 1 qershor 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon “Javën e fëmijëve”. Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi hap dyert dhe mirëpret të gjithë fëmijët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës të vendit.

Krahas punës në funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, Kuvendi i Kosovës një rëndësi të veçantë i kushton transparencës kundruall publikut dhe krijimit të kushteve për qasjen e qytetarëve, të të gjitha grupmoshave dhe etnive, në punën e tij, duke u krijuar mundësi atyre të shohin nga afër ambientet e brendshme, të takohet dhe bashkëbisedojnë me deputetët, si dhe të jenë më të informuar për punën që bëhet në Kuvendin e Republikës e Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.