Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast që është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, e që është regjistruar në Gjilan, në rrugën “Enver Miftari”.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se i dyshuari ka kontaktuar vullnetarisht një zyrtar të Policisë së Kosovës me qëllim raportimi të dy armëve që kanë qenë në posedim të tij.
Një patrullë policore ka dalë më vende të ngjarjes dhe i ka konfiskuar armët dhe ka sjellë të dyshuarin në stacion policor.
“Armët e konfiskuara janë, njëra e tipit revolver me gas prodhimit gjerman, cal9 mm dhe e dyta pistolete e modelit “DIESSERT EAGLE”, prodhim i panjohur, CAL. 9MM, dhe një karikatori i pistoletës pa fishekë”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, lidhur me rastin njoftohet prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar për procedurat ligjore, i dyshuari pas intervistimit lirohet.